Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Gexhë në komunën e Rahovecit, ku në një aheng familjar është vjedhur një telefon.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, ndërsa dje është arritur që të identifikohet personi i dyshuar.
Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka vjedhur një telefon të tipit iPhone 7, është DJ të cilin e kishin marrë për t’i argëtuar mysafirët me muzikë.
https://permbledhja.com/rahovecasi-kapet-me-vellain-qe-erdhi-nga-gjermania-se-le-te-qendroje-ne-sallonin-e-shtepise/
Njësitet policore kanë arrestuar 31-vjeçarin i cili është shoqëruar në stacion për intervistim.
Para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.
Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.