Dita e nëntë e grevës

Minatorët e Trepcës kanë vazhduar grevën në ditën e tyre të nëntë. Ata për tëvë1 kanë treguar detaje se si tentuan deputetë të partisë në pushtet që ti bindin për tu larguar nga greva, por që ata refuzuan.

Kështu nisi fillimisht komunikimi mes grevistëve dhe përfaqësuesve të partisë në pushtet.

Bisedat që filluan diku rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të martës dhe përfunduan në orën 3 të mëngjesit, nuk sollën sukses.

Sipas minatorit Sabit Bala, zotimi I deputetit Armend Muja se do të dalin me komunikatë për media, për shkarkimin e u.d të kryeshefit të Trepçës Enis Abdurrahmani, nuk i bindi, pasi shkarkimin po e kërkojnë  me vendim të nënshkruar e në bazë të procedurave të tjera ligjore.

Negociatat me pushtetin i vazhdoi ky grevist derisa po i fton ata të shkojnë në horizontin e 10të të minierës së Stantërgut, ku po qëndrojnë tash e nëntë ditë.

Asllan Osmani një tjetër minator, thotë se janë lodhur dhe se mbi 300 grevistë deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor.

Në fund po thonë se përkundër të gjithave, nuk do të heqin dorë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Derisa, gjatë ditës, në një komunikatë për media, u bë e ditur se minatorët e Artanës dhe Kishnicës kanë bojkotuar grevën dhe u janë kthyer punës.

E për këtë grevistët e Stantërgut thonë për kolegët e tyre se janë mashtruar.

Gazetari, Arton Rama