Dita e Çlirimit: Osmani, Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca për nder të 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Fillimisht udhëheqësit e shtetit kryen homazhe te varri presidentit Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ndërkaq, me fillim nga ora 11:00 krerët e shtetit do të bëjnë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s në Prishtinë.

Kujtojmë se sot shënohet 24 vjetori i Çlirimit të Kosovës.