Distria Krasniqi po vazhdon me sukseset e saja të jashtëzakonshme.
Ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 42 kilogramë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija Puljiz brenda dy minutave.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box.
Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.
Në garë për medaljen e bronztë është Flaka Loxha, e cila do të garojë pas pak.