Krenare Kodra, vajza e heroit të Kosovës, Ilaz Kodra ka ndarë një lajm të gëzueshëm për të. Ajo ka diplomuar në nivelin Master në Fakultetin Juridik.
Krenarja ka thënë se ka përfunduar këtë nivel të studimeve me notë mesatare 10,0.
“Dje, me datë 15 qershor 2023, arrita të vlerësohem maksimalisht për mbrojtjen e temës së diplomës “Politika Fiskale dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, e rrjedhimisht mora titullin LL.M për drejtimin E Drejta Financiare, nga Fakulteti Juridik – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Jam e lumtur që nivelin Master të studimeve e përfundova me shumë sukses, me notë mesatare 10,0, për çka falënderoj Zotin për vullnetin që më dha”, ka shkruar Krenarja në rrjetin social facebook, nga ku ka publikuar edhe fotografi tek busti i babait të saj.
“Gjithashtu falënderoj familjarët, veçanërisht mamin, për mbështetjen dhe kurajon që më dhanë për të realizuar synimin tim.
Ky sukses i dedikohet krenarisë time më të madhe, Babit!”, ka shkruar tutje ajo.