Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është duke dëshmuar dëshmitari i 68-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jan Kickert.
Diplomati austriak tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kishte qasje miqësore ndaj UÇK-së dhe se në fillim edhe e mohonin ekzistencën e tyre.
Sipas tij, LDK-ja e konsideronte UÇK-në si kërcënim ndaj monopolit politik që kishin krijuar.
“Ka pasur një ilustrim me kartonë interesant në kohën ditore, kur njëri person ishte i ditur. Ata gjithmonë mundoheshin një fraksion ta përjashtonin, ekziston në përgjithësi nevoja ose dëshira që grupe ishin të përfshira në negociata për të dhënë qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës”, tha ai.
“LDK-ja nuk kishte qasje miqësore ndaj UÇK-së, në fillim mohuan ekzistencën e UÇK-së, e kishin farkun, që financohej nga LDK, kishte përplasje, fërkime…”, vijoi ai.
Tutje ai tha se Hashim Thaçi ishte pikë referimi për zgjidhje politike.