Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Ambasadorët e QUINT-it në objektin e Qeverisë.
Gjatë takimit është diskutuar rreth zhvillimeve aktuale me theks te rregullorja e Bankës Qendrore.
Ambasadori Jeff Hovenier ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë pas përfundimit të këtij takimi.
Disa ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropian e ambasadat e QUINT-it në Kosovë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me këtë Rregullore, duke thënë se kjo do të ketë ndikim tek serbët lokalë që marrin përkrahje financiare nga Serbia.
Ata kanë kërkuar që të shtyhet një vendim i tillë dhe të gjendet një zgjidhje praktike në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka dhënë 20 sqarime në lidhje me Rregulloren e re që hyri në fuqi më 1 shkurt, dhe e cila parasheh përdorimin e euros për pagesat me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, që përdoret nga serbët që jetojnë në Kosovë.
BQK ka sqaruar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pranojnë ndihmat e tyre financiare, pensionet apo pagat nga Serbia në llogaritë e tyre bankare në euro përmes bankave që operojnë në Kosovë e që janë të licencuara nga BQK-ja.
BQK ka thënë se pasi t’i pranojnë këto të ardhura në euro, secilit qytetar që mund t’i nevojiten në dinarë atëherë mund t’i kthejë ato në këmbimore të licencua