Vetura e një serbi në Leposaviq është djegur në orët e para të ditës së sotme.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se nuk kanë identifikuar ende ndonjë të dyshuar për këtë rast, që tha se ndodhi rreth orës 03:00.
“Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, konfirmoi ai.