Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër, s’ka të lënduar

Raportohet se një autobus që po shkonte nga Kosova drejt Zvicrës është djegur diku rreth orës 20:00.

Ngjarja, sipas lexuesve të Klan Kosovës, ka ngjarë në territorin e Kroacisë.

Lëndime nuk ka. Askush nuk është lënduar, kaq dimë”, ka thënë njëri prej familjarëve të njërit pasagjer.

Ai shtoi se pasagjerët janë larguar me kohë nga autobusi i cili është mbuluar nga tymi.