Dy kamionë u dogjën në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.
Zjarri ka të ngjarë të ketë qenë i qëllimshëm, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar./REL