Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë në Stamboll të Turqisë, ku po zhvillon takime të ndryshme.
Pos takimeve zyrtare, Kurti do të zhvillojë një takim edhe me diasporën shqiptare në Turqi, njofton Klankosova.tv.
Diaspora është bërë gati për ta pritur Kurtin në Stamboll, duke organizuar disa aktivitete.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Stamboll, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi, si dhe dje në ditëlindjen e shkrimtarit shqiptar Sami Frashërit, Kurti ka vendosur lule pranë varrit të tij, në Stamboll.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Turqi, ku në takim, bashkë me Kurtin ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi.
Atje, shefi i qeverisë kosovare është pritur edhe nga kryediplomati turk, Hakan Fidan.