Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.
Dhunë në familje dyshohet të ketë ushtruar edhe një person në Prizren, i cili përfundoi në Polici pas denoncimit nga bashkëshortja e tij.
Sinjali mëson se viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat për rastin që ndodhi në shtëpinë e tyre.
Bazuar në dëshminë e viktimës, i shoqi në mënyrë sistematike ka ushtuar dhunë psikike ndaj saj, gjë e cila kishte ndodhur edhe së fundmi, kur situata eskaloi.
Pas përfundimit të procedurave policore, m urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.