Rruga që të shpie deri te ta, është e gjatë. Për të mbërritur deri tek minatorët, duhet zbritur edhe 800 metra thellësi. Në horizontin e dhjetë, ka dhjetë ditë që xehetarët e Trepçës po mbajnë grevë.
Por secili që shkon në vizitë tek ta, ndeshet me mbishkrime që tregojnë mbështetje për një subjekt politik. Megjithatë askush deri më sot, nga ky subjekt politik që tash është në pushtet s’i vizitoi këta minatorë që po vazhdojnë grevën.
Një ndër kërkesat e tyre është përmirësimi i kushteve të punës.
Por qëndrimi në grevë në 800 metra thellësi po sjell telashe në gjendjen shëndetësore.