Policia e Kosovës është deklaruar edhe sot lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmë në Pejë.
Sipas policisë, deri tek plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në mes të dyshuarve.
Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre viktima dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.
“Pejë 22.05.2024, 21:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe tre viktimave të tjerë meshkuj kosovarë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre viktima dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.