Një grua ka mbetur e vrarë, e një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, në qytetin e Ferizajit.
Rati dyshohet se ka ndodhur në qendën për Punë Sociale, ku një person ka qëlluar ish-bashkëshorten e tij.
Në lidhje me rastin ka folur edhe drejtoresha për Punë Sociale, Adelina Rexhepi.
Rexhepi i tha Sinjalit se i dyshuari për vrasjen e gruas kishte shkuar për ta marr fëmijën e tij dhe se nuk kishin konflikte me bashkëshorten, por me tu kthyer sërish te qendra kanë filluar konfliktin i cili përfundoi me vrasje.
“Realisht nuk kanë pasur konflikte, ka ardh bashkëshorti për ta marr fëmijën e tij nga ora 13:00, ka diskutuar me ata të qendrës për punë sociale, e ka marr djalin dhe ka dalë jashtë, është kthy prapë dhe është takuar jashtë institucionit me bashkëshorten e tij dhe të dy bashke janë ardh prapë në qendër dhe nga aty ka filluar konflikti. Kanë qenë partnerë pa kurorë dhe kanë bërë kërkesë për divorc”, tha Rexhepi.