Të dielën një burrë është vrarë në afërsi të shtëpisë së tij në Dumnicë të Podujevës.
Për këtë rast është deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, teksa prokuroria po kryen hetime intensive për identifikimin e personave të përshirë në këtë rast.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj për Gazetën Express.
Ajto shtoi se mosha e viktimës është 58-vjeç dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”, tha Ulaj për Express.
Rasti është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të policisë.
“VRASJE/Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.