Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të rrugës “B” në Prishtinë të shtunën në mbrëmje, pasi kishte pranuar informatë se aty gjendet një mjet i dyshimtë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima kishte raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar, transmeton Klankosova.tv.
Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
Policia e ka cilësuar rastin “vrasje e rëndë në tentativë”.