Dëshmitari i radhës ndërkombëtar, avokatët: Dëshmia e tij e bazuar në opinione

Dëshmitari i 22-të i Prokurorisë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Frederic Abrahams. Ai kishte punuar në organizatën “Human Rightës Watch”.

Gjatë kohës së luftës, Abrahams kishte mbledhur intervista e deklarata nga qytetarë lidhur me disa krime të pretenduara nga ushtarët e UÇK-së.

Megjithatë, avokatët kanë pasur kritika duke thënë se dëshmia e tij është e bazuar në opinione.

“Ne e dimë që ky dëshmitar nuk e ka të bazuar shumicën e gjërave që thotë, këtë e thënë në shënim përgatitor, e ka thënë në deklarata të ndryshme. Ai thotë ‘nuk e di kush e ka thënë këtë’, madje ai thotë se ‘nuk kemi pasur mundësi t’i hetonim krimet që pretendoheshin se kryheshin nga UÇK’ dhe ai nuk ka pasur drejtpërdrejtë asnjë përfshirje”, tha ndër të tjera Emmerson.

Ai tha se duhet të shihet me hollësi se cilat raporte mund të citohen nga ky dëshmitar derisa kërkoi nga trupi gjykues që të marrë një vendim lidhur me këtë.

Pasi dëgjoi parashtrimet, kryegjykatësi Charles Smith, tha se prokuroria duhet të vërtetojë bazën e opinionin të dëshmitarit.

“Trupi gjykuesi i kujton ZPS-së që nëse ka ndërmend të mbështetet në opinione të tilla në këtë dëshmitar duhet të vërtetojë bazën, të gjejë bazën ku e ka formuar ky dëshmitar opinionin, palët dhe pjesëmarrësit do të jenë në gjendje ta kundërshtojë një pjesë të caktuar të pyetjeve për diçka që ata mendojnë që nuk është provuese në rastin tonë konkret”, tha Smith./Nacionale