Dëshminë dy ditore pranë Dhomave të Specializuara e mbylli të mërkurën.
Oficeri britanik, Francis Ledwidge si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj ish-katërshes së UÇK-së u pyet nga mbrojtja e ish-zëdhënësit të ushtrisë nëse ka takuar Jakup Krasniqin gjatë luftës. Britaniku mohoi duke thënë se vetëm emrin ia kishte dëgjuar, raporton Klan Kosova.
Dëshmitari i ZPS-së, që në Kosovë gjatë luftës shërbeu në misionin e OSBE, u shoshit edhe nga mbrojtja e Kadri Veselit.
Avokati i Veselit kërkoi nga dëshmitari i 14-të i prokurorisë, nëse informatorët janë munduar gjatë dhënies së informatave.
Në seancën e sotme kundra-pyetjet për anglezin i përfundoi edhe mbrojtja e Hashim Thaçit, ndërsa ajo e Rexhep Selimit nuk pati pyetje.