Deputetja e VV-së shpërndan një foto me Xhevahire Izmakun

Deklarata e kreut të NISMA’s, Fatmir Limaj se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Albin Kurtin, ka nxitur reagime të shumta në opinion.

E kjo, duket se ka ofruar kampet e dy partive të Republikës.

Ishte deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fjolla Ujkani e cila shpërndau një foto në instagram bashkë me deputeten e re të NISMA’s, Xhevahire Izmakun.

“Vushtrria, shembull i dinjitetit, respektit dhe vlerave”, thuhet në postimin e Ujkanit, që ka fituar edhe një mandat të dytë.