Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka renditur sipas saj dhjetë skandale të qeverisë në pushtet.
Në një postim në Facebook, deputetja e LDK-së pyet se si do ta quante kryeministri Kurti një qeveri e cila nënshkruan tendera sekret e shkarkon policë hetues e drejtorë që urdhërojnë veprime hetimore ndaj akterëve të VV-së, derisa ka përmendur këtu si rast, atë të Nagip Krasniqit.
Poashtu ajo pyet se si do e cilësonte Kurti një qeveri që abuzon me rezervat shtetërore, e një qeveri që konfirmohet nga DASH-i se është e korruptuar.
Shkrimi i plotë:
Jam kurioze.
Si do ta quante Kryeministri një qeveri, e cila:
Nënshkruan tendera sekret me të njofshëm, mbi 200 milionë euro për 3 vite;
Nënshkruan edhe 30 milionë tjera njësoj, për tre muaj në vitin 2024;
Shkarkon policë hetues e drejtorë që urdhërojnë veprime hetimore ndaj akterëve të LVV (p.sh. rasti i Nagip Krasniqit);
Mbajnë ambasador njeriun që ka tërheq mbi 1 milion euro pa e deklaruar prejardhjen, gënjen në komision hetimor parlamentar (të dyja vepra penale), dhe është ndërmjetësues direkt me GEN të Serbisë.
Abuzon me rezerva shtetërore dhe saboton komisionin hetimor që synon zbardhjen e rastit;
I falë ambalazhuesve të ujit miliona euro para të shtetit, pavarësisht që një veprim i NJËJTË i është konstatuar i kundërligjshëm nga gjykatat një ish kryeministri nga AAK.
Konfirmohet nga Departmenti Amerikan i shtetit se është qeveri e korruptuar;
Nuk voton komision hetimor për zbardhjen e rastit Dehari dhe vjedhjen e mostrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore;
Herë e shan Gjykatën Kushtetuese e herë thotë t’a presim vendimin e saj, varësisht çka i konvenon;
Edhe pas 3 viteve qeverisje flasin për “20 vite të kaluara” (e cila përfshin edhe kohën e Presidentit Rugova dhe pavarësinë e 2008-ës), dhe REFUZOJNË debatin parlamentar për nivelin e korrupsionit.