Deputetja e LDK-së: Për Albin Kurtin, polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur të dhimbshme protestën e sotme të FIT para Qeverisë së Kosovës.

Ajo thotë se për Kurtin “polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës”.

“Per Albin Kurtin, polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës. E dhimbshme!”, shkruan deputetja. Kërkesat e FIT janë “Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve dhe rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”.