Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kurti i ka harruar personat e pagjetur.
Krasniqi tha se i njëjti erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur por sot i ka harruar ata dhe dhimbjet e nënave.
Ajo tutje shton “Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe”.
“Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur” shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Kurti i braktisi krejt.
Erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sot i ka harruar ata. I ka harruar dhimbjet e shumë nënave.
Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe.
Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur?