Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka kritikuar një deputet të Vetëvendosjes se nuk po merr pjesë qëllimshëm në votim në mënyrë që të mos kalohet në votim Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Mësohet se ai është deputeti Eman Rrahmani.
“Një deputet nga mazhoranca qëllimshëm nuk po voton e provojmë edhe herën e tretë dhe pastaj e lëmë këtu”, tha Konjufca.
Këtu reagoi Rrahmani që i tha Konjufcës se pse nuk po ia përmend emrin.
“S’kam nevojë me ta përmend emrin bre, pse çka, s’kam nevojë me të përmend emrin. Kjo është për me e kuptu teknikisht çka po ndodhë. Jo jo deputetë e kanë shpjeguar të gjithë pozicionin e vet e nuk kemi nevojë me i gjyku fare. Këto janë përcaktime të lira qysh donë deputetët. Teknikisht posë s’po mundemi të votojmë është kjo, tash nëse nuk funksionoi e lëmë këtu. Nuk ka diçka të veçantë na ka ndodhur plotë herë”, ka thënë Konjufca.