Deputeti i VV-së konfirmon largimin nga partia: Nga nesër do të jem i pavarur

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka deklaruar në emisionin “Ditari” në Tëvë1 se nga duke filluar nga nesër ai do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Humolli ka pohuar se këtë vendim e ka marrë pasi subjekti në fjalë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tij dhe për shkak të pakënaqësive të tij në Vetëvendosje.

“Unë jam deklaruar publikisht që kjo Qeveri e meriton dy vite me e provu me pa se si do të punon si do ta zhvillon vendin, kurse unë kam pas pakënaqësi për shkak se kur kam hy në listë i kam pasur tri kërkesa të mijat për arsye të thjeshtë duke pa gjendjen faktike çfarë ka qenë Kosova.

Nga nesër besoj që do të jem deputet i pavarur brenda Kuvendit të Kosovës, dhe do të bëj përpjekje brenda mundësive të mija me ndiku edhe në Qeveri por edhe në pjesën e opozitës me reflektu. Sepse po kam përshtypje se as Vetëvendosja nuk e ka kuptuar pse i ka marrë 51 për qind, e as opozita nuk e ka kuptuar drejtë se pse është sot në opozitë.” – ka thënë ai.