Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga
Këshill i Prindërve ta ftojë në takim Qeverinë dhe SBASHK-un për të zgjidhur problemin e grevës në arsim, shkruan Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se Këshilli i Prindërve duhet të jetë në mbrojtje të interesave të nxënësve dhe jo palë në shërbimin të Qeverisë apo të SBASHK-ut.
Postimi i plotë:
Këshill i Prindërve me urgjencë ta ftojë në takim Qeverinë dhe SBASHK-un për të zgjidhur problemin e grevës në arsim.
Në situatën e krijuar ku Qeveria tregohet e paaftë për të zgjidhur problemin e grevës në arsim, atëherë Këshilli i Prindërve duhet të aktivizohet seriozisht për të organizuar takim të përbashkët të SBASHK-ut dhe Qeverisë për të ndërmjetësuar tejkalimin e situatës në dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Këshilli i Prindërve duhet të jetë në mbrojtje të interesave të nxënësve dhe jo palë në shërbimin të Qeverisë apo të SBASHK-ut.
Kjo situatë tashmë ka hyrë në fazë kritike, prandaj duhet të urgjentisht të zgjidhet.