Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Martin Sonneborn e ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës së sotme në Kuvendin e Kosovës, duke kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dje dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.
“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.
Im April hat das EU-Parlament den Weg für den, die oder das #Kosovo frei gemacht: Herzlich willkommen in Schengenraum ab 1.1.2024!
(Parlamentssitzung mit Premierminister Albin Kurti vom 13.7.2023) pic.twitter.com/twfemmDuxC— Martin Sonneborn (@MartinSonneborn) July 13, 2023