Për sa i përket mbylljes së strukturave paralele serbe, ka pasur reagime të shumta nga zyrtarët ndërkombëtarë.
Ndaj reagimeve të ashpra të zyrtarëve të BE-së rreth kësaj çështjeje, ka folur edhe Boris Mijatovic, deputeti i Bundestagut, shkruan lajmi.net.
Ai theksoi faktin se ndonëse para disa vitesh, Beogradi ka nënshkruar disa marrëveshje për ndërprerjen dhe mbylljen e institucioneve paralele në Kosovë, ata vazhdojnë të mbështesin strukturat ilegale.
Rreth reagimeve të BE-së, Mijatovic tha se janë treguar të pandjeshëm në këtë aspekt.
“Institucione të drejtuara nga serbët në Kosovë? A nuk është kjo pjesë e konfliktit të vazhduesheëm? Beogradi vazhdon të mbështesë strukturat ilegale, por ka nënshkruar disa dokumente të tërheq institucionet zyrtare. Arrita sot në Prishtinë dhe morra shume pyetje. BE është shumë e pandjeshme” tha ai përmes një postimi në ‘X’.