Në Bielefeld është dënuar sot me burgim të përjetshëm 34-vjeçari Hüseyin A. Ai u dënua për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani më 9. Mars 2024 në Bielefeld.
Gjykata vërtetoi se vrasjen e ka kryer me 16 plumba së bashku me një të dyshuar tjetër që akoma është në arrati.
Gjykata vendore në Bielefeld kumtoi se Hüseyin A. së bashku me personin tjetër e kanë planifikuar mirë vrasjen dhe e e kanë goditur me plumba me qëllim të vrasjes Besar Nimanin, raportojnë mediat gjermane.
Hüseyin A. nuk është deklaruar gjatë procesit dhe nuk ka shpjeguar motivet, por Gjykata ka gjetur prova për denimin e tij me burgim të përjetshëm.
Edhe Prokuroria dhe avokatët e familjes Nimani kanë kërkuar burgim të përjetshëm.
Në fund të shkurtit para gjykatës në Bielefeld ka pasur edhe një të shtënë tjetër me armë zjarri, ku janë plagosur katër persona – ndër ta edhe babai i të denuarit.
Për këtë vepër janë arrestuar vëllai dhe një motër e Besar Nimanit, të cilët dyshohet se kanë shtënë në shenjë hakmarrjeje. Ata janë nën masa arresti, por akoma nuk ka ndonjë aktuakuzë.