Një punëtor i PTK-së ka njoftuar se disa persona të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së Policisë në Mitrovicë.
Të dyshuarit kanë këputur kabllot furnizuese të rrymës.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.