Foto ilustruese
Policia e Kosovës ka njoftuar për dëmtimin e disa varrezave në Rahovec.
Sipas policisë në varrezat që gjenden në rrugën “Bekim Sylka”, janë dëmtuar pesë kryqe nga druri.
Rasti po hetohet nga policia.
“Rr. Bekim Sylka- Rahovec 2023-NN. Me 18.12.2023 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar-thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.