Demokracia.com: Shefi i kabinetit të Donika Gërvallës u fotografua në një “striptiz club” jashtë Kosovës

Sharr Jakupi, shef i kabinetit të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është fotografuar në një klub të striptizit.

Demokracia.com ka siguruar fotografi, ku njëri prej njerëzve më të besueshëm të ministres Donika Gërvalla shihet në klubin e striptizit, deri sa prapa tij performojnë dy striptizere.

Nuk dihet nëse kjo fotografi është shkrepur në ndonjë vizitë private apo zyrtare të Jakupit jashtë vendit.

Demokracia.com lidhur me këtë çështje ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në interesimin e Demokracia.com nëse fotografia është bërë gjatë një vizite zyrtare në Tajlanadë, nga MPJD nuk e kanë komentuar gjatë.

“Ju njoftojmë se në dy vitet e fundit nuk është realizuar asnjë vizitë zyrtare nga MPJD në Tajlandë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Demokracia.com ka tentuar të kontaktojë në telefon edhe me Sharr Jakupin, për ta pyetur më shumë rreth kësaj fotografie dhe vendit ku është bërë, por ai nuk ka qenë i qasshëm.