Dje në mbrëmje qarkulloi një pjesë interviste e kandidatit për kryetar të Deçanit, Shkumbin Demaliaj i cili në një intervistë dhënë Gazetës Demos, hodhi dyshime mbi përfundimin e luftës së Bashkim Ramosajt në front.
Megjithatë, nuk shkoi shumë dhe mbështetësit e kreut aktual të komunës dhe favoritit absolut për një tjetër mandat, dolën me reagime.
Fillimisht ishte portali lokal Deçani24 që publikoi një pjesë interviste të Ramosajt dhënë RTV Dukagjinit më 2020, teksa Arton Demhasaj, ish-kandidat për deputet dhe analist politik, ndau një tjetër fotografi përmes opsionit “storie” në “Facebook”.
Ndërkaq pak më konkret ka qenë gazetari Oqean Dërmaku, që kërkoi prej Prokurorisë të merret edhe më shumë me Demaliajn e dënuar, pasi është kontradiktore të thuash se Bashkim Ramosaj është dezertor, ndërsa në anën tjetër vetë të jetë përgjegjës, përkatësisht pjesë e komisionit për ndarjen e certifikatave.