Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, është shpallur fajtore për deklarim me vonesë pasurisë.
“Betimi për Drejtësi” ka njoftuar se për këtë vepër Gashi është dënuar nga gjykata me 500 euro gjobë.
Në vendimin e saj, gjykata ka sqaruar se dënimi i shqiptuar me gjobë prej 500 euro ndaj Gashit, është vendim meritor dhe vendim përmes të cilit do të parandalojë të akuzuarën Gashi që të kryejë vepra tjera penale në të ardhmen
Më 15 qershor të vitit 2022 gjykata ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Gashit për veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.