Debati në Londër, Kearns përmend një deklaratë kërcënuese të Vuçiqit: Duhet aleancë e re e sigurisë për Kosovën

Deputetja britanike, Alicia Kearns, në debatin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor që aktualisht është duke u mbajtur në Parlamentin britanik, tha se duhet një aleancë e re e vendit të saj, SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë të NATO-s bashkë me Kosovën që të mbahet paqja në Kosovë.

Ajo përmendi edhe një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të treguar urgjencën për rritjen e përkushtimit të aleatëve ndaj Kosovës.

“Qeveria tani të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar që KFOR-it t’i jepet mbështetja dhe detyrat që i nevojitet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në mbarë Kosovën. Ne duhet të krijojmë aleancën e re të sigurisë ndërmjet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe anëtarët e tjerë të NATO me Kosovën. Kjo do të ndihmonte në shqetësimet e sigurisë që ne shohim”.

“Ne po ju japim një shembull se pse është e nevojshme. Dhjetorin e kaluar presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia duhet të ndjekë shembullin e Azerbajxhanit Nagorno-Karabakh dhe të pres rrethanat e veçanta politike të lejojnë të rifitoj Kosovën. Kjo është një deklaratë e qëllimshme që nuk duhet të injorohet. Komente të tilla nga kreu i shtetit janë të papranueshme”.

Ajo përmendi edhe rastin e kidnapimit të Nikola Sanduloviqit dhe rrahjen e tij.

Kearns tha gjithashtu se britanikët duan të jenë miq të Serbisë, por të një Serbie demokratike.

“Ne në këtë dhomë duam të jemi miqtë të një Serbie demokratike. Ne duam që zgjedhjet të jenë fer”.