Daut Dauti, historian, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratat e sotme të David Cameron, ministër i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe.
Në shkrimin e tij, Dauti ka theksuar se Cameroni përdori një gjuhë superlative për Kosovën. Tutje, ai ka shkruar se britanikët nuk flasin kështu gjithkund.
Dauti ka shkruar se kjo është gjuhë e “protektorit”.
“Sekretari i jashtëm britanik, Lord Cameron, sot në Prishtinë përdori një vokabular superlativ për Kosovën. Britanikët nuk e përdorin këtë gjuhë gjithkund. Shkurtimisht, Cameron tha se britanikët do të qëndrojnë pas Kosovës në të gjitha rastet dhe me të gjitha mjetet. Kjo është gjuhë e protektorit.” – shkroi ai ndër të tjera.