Partia Socialdemokrate e ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, ku në krye të kësaj partie është rizgjedhur Dardan Molliqaj.
Molliqaj bëri të ditur se në Kuvendin e sotëm Zgjedhor është zgjedhur edhe Këshilli i ri Drejtues, këshill ky që sipas tij, e ka rritur numrin sepse aktiviteti është rritur.
“Sot gjithashtu, përmes një procesi të fshehtë zgjedhor më është besuar udhëheqja e PSD-së për katër vitet e ardhshme. Besimin e dhënë e kuptoj si thirrje për ta rritur përkushtimin dhe punën ekipore. PSD me punën e saj është dëshmia se mund te jesh edhe idealist e radikal, edhe demokrat”, shkroi Molliqaj, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është hera e dytë që Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së, parti për të cilën tha se janë kryer punimet drejt rritjes dhe konsolidimit.