Dalin rezultatet e para të votave me postë nga Diaspora, kështu u votuan Kurti, Abdixhiku e Hamza

Në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve ka nisur numërimi i votave të diasporës nga votimi me postë.

Ekipi i Reporteri.net po e përcjell nga afër këtë proces, teksa numërimi është duke vazhduar.

Gazeta parë rezultatet nga  numërimi i votave me postë të shtetasve të Kosovës nga komuna e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë.

Aty kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti i ka 72 vota, pasuar nga Konjufca me 65 vota.

Më poshtë mund të shihni si u votuan të gjithë kandidatët e VV-së:

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, nga kosovarët e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë ka marrë 33 vota.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, nga kosovarët e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë ka marrë 19 vota, ndërsa kreu i partisë, Memli Krasniqi vetëm 1.