Ditë më parë u raportua për një përleshje që kishte ndodhur në një pikë karburanti në Lezhë, ku ishin përfshirë disa shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar.
TV Klan tashmë ka publikuar disa pamje ku shihen punëtorët e pikës së karburantit, duke e goditur me shkopinj kosovarin.
Si pasojë e plagëve të marra, Migjen Mulaj përfundoi në spital, e më pas u arrestua bashkë me dy punëtorët e pompës.Mulaj dyshohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone.
Ndërsa Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi akuzohen për plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.