Policia e sjellë në stacion njërin nga të arrestuarit e sotëm të atyre që sulmuan Policinë e Kosovës.
Krahas kësaj nga aksioni i policisë kanë mbetur të vrarë disa nga sulmuesit.
Mësohet se tani më njësitet speciale kanë marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës.
Në këto shkëmbime zjarri ka mbetur i lënduar një policë I Kosovës.
Kujtojmë që ky grup i përbërë prej 30 personave dhe të armatosur rëndë mëngjesin e ditës së sotme kishin vrarë policin Afrim Bunjaku dhe kanë plagosur policing tjetër Alban Rashiti.