Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “është normale që Serbia të ketë gatishmëri për të intervenuar” referuar ju grumbullimit të madh të forcave përgjatë kufirit me Kosovën.
Ai shtoi se Serbia “është në situatën më të vështirë që nga viti 2004”.
Daçiq fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë të Zveçanit, kur krimineli famëkeq Milan Radojçiq po udhëheqte një formacion paramilitar terrorist për të kryer sulme mbi policinë kosovare.
“Tash kemi nevojë të kthehemi te Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me KFOR-in si forca që garanton paqen. Nuk mund të jetë Policia e Kosovës, sepse është e përbërë vetëm nga shqiptarët, dhe esenca e Marrëveshjes së Brukselit është që në ato zona ku jetojnë jeton, policët serbë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq në një intervistë më Tv Prva.
“Askush nuk pyet se çfarë po bëjnë policia shqiptare në veri të Kosovës”, ka thënë Daçiq.