Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, brenda një ditë ka takuar ambasadorët e dy shteteve më të fuqishme.
Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në këto takime është diskutuar për temat e fundit politike e të sigurisë si dhe çështje tjera.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të dielën në ditë pushimi, ka zhvilluar takime të ndara me ambasadorin e Gjermanisë dhe me atë të Britanisë së Madhe në Kosovë.
Në njoftimin e Presidencës së Kosoëvs, thuhet se me dy ambasadorët temë e diskutimeve ishte zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend.
Me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde ka folur edhe për Procesin e Berlinit.
“Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.” – thuhet në njoftim.
Përveç këtyre temave, Osmani e Rohde ka diskutuar edhe për tema të tjera.
“Në takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.” – thuhet në shkrimin e Presidencës në Facebook.
Tema aktuale politike e të sigurisë në Kosovë, është diskutuar edhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.
Edhe ky takim është mbajtur të dielën.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.” – thotë njoftimi.
Më tej, mes tyre është folur edhe për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Britani të Madhe e ku prezente do të jetë edhe presidentja Osmani.
Osmani e ambasadori Hargreavs kanë folur për temat që do të trajtohen në këtë samit që do të mbahet në muajin korrik.
“Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani, sikurse në Samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema. Samiti do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.” – bën të ditur Presidenca.
“Në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme.”
Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e Britanisë së Madhe në fushën e mbrojtjes, teksa ka përmendur sukseset e ushtarëve kosovarë në akademitë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.
“Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë britanikë në fushën e mbrojtjes, dhe tha se si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndihet krenare për arritjet e vazhdueshme të vajzave dhe djemve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.” – përfundon njoftimi.
Ndërkohë, për këto takime dy ambasadorët nuk kanë thënë ndonjë fjalë.