Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, në përmbledhjen javore për agjendën e tij, ka treguar për vizitën që e ka pasur në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave.
Bashkë me Lajçakun, kanë qenë edhe emisarët për dialogun nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca dhe Italia.
Për këtë vizitë të përbashkët, lajçak ka thënë se duhet të avancohet progresi i normalizimit të marrëdhënieve. Ai i ka quajtur onesat e kushtëzimet të papranueshme.
Emisari i BE-së ka shkruar edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit të cilin e ka cilësuar si të paprecident. Poqë thotë se kjo ngjarje nuk duhet të ndryshojnë ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë hyrë në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit në fillim të këtij viti.
”Sapo u ktheva nga vizita ime e përbashkët në Kosovë dhe Serbi. Udhëtova së bashku me këshilltarët kryesorë të huaj dhe të sigurisë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar. Si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd kemi diskutuar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti se si të avancohet normalizimi i marrëdhënieve dhe të arrihet progres në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Temë e diskutimit ishte edhe gjendja e sigurisë në veri të Kosovës”.
”Ne nënvizuam të dy liderët se ngjarjet e 24 shtatorit përbëjnë një përshkallëzim të qartë dhe të paprecedentë, i cili tregon gjithashtu se si de-përshkallëzimi ashtu edhe normalizimi janë tani më urgjente se kurrë. Së bashku me partnerët tanë, ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e sulmeve terroriste dhe theksojmë se të gjithë autorët duhet të dalin para drejtësisë, duke pritur bashkëpunim të plotë nga Serbia në këtë drejtim”, ka shkruar Lajçak në Facebook.
Më tutje, Lajçak ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin obligimet e dialogut, teksa ka thënë se emisarët perëndimorë për dialogun do të vazhdojë diskutimet.
”Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë hyrë në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit në fillim të këtij viti. Në diskutimet tona kemi përcjellë pritjen që Kosova dhe Serbia të përmbushin plotësisht obligimet e tyre në dialog. Çdo kusht apo vonesë është e papranueshme. Falënderoj partnerët e mi për këtë vizitë dhe së shpejti do të vazhdojmë diskutimet tona”, ka thënë ai.