Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka paralajmëruar se si pasojë e të reshurave me intensitet të lartë, në zona ta caktuara të vendit mund të ketë vërshime të shpejta.
Lidhur me këtë ka folur eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpjeguar se çka janë vërshimet e shpejta.
“Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore, ekonomi familijare e biznesore, probleme me trafikun, sistemin e kanalizimeve, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, shkroi ai.