Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë nga Nacionale të përgjimeve ku Kusari-Lila dëgjohet duke folur me Simiqin e Listës Serbe.
Në këto përgjime ku e bë e ditur se Kusari kishte folur edhe Milan Radojiçiqi, ky i fundit kishte deklaruar se “PDK-në e ka armikën më të madhe në Kosovë, e se do të luftojë me ta, sa të jetë gjallë”.
Pas kësaj, Çitaku në reagimin e saj pati disa lavdata për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku ndër tjera, për të tha se disa i njëjti i tremb edhe nga burgu.
Postimi i plotë:
“Hashim Thaçi është në burg. Duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës tonë për liri.
Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë.
Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. Andaj mundohen t’i bëjnë gjygj publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet.
E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë”.