Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar se SHBA-ja gjithmonë e ka përkrahur një Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo mund të vërtetohet me një kërkim të shpejt në internet.
Çitaku thotë se SHBA-ja në këtë çështje është konistente, derisa kryeministri Albin Kurti nuk është.
Ish-ambasadorja e Kosovës ka thënë se mbi një dekadë është humbur nga helmi dhe urrejtja e eksponentëve të VV-së ndaj atyre që kanë menduar ndryshe.
Reagimi i plotë:
SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën.
Me një kërkim të shpejtë në internet i gjeni dëshmitë.
SHBA është konsistente,Albin Kurti nuk është.
Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe.