Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeveria janë projekte sipas saj, të moçme dhe të qeverive paraprake.
Çitaku thotë se projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për komunat ku sundon LVV.
“Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake. Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”.
Më tej, Çitaku thotë se komunat ku qeveris LVV janë më më së paku transparencë.
“Sipas raporteve kredibile, janë mu keto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane. Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen”, pohon ai