Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të vendit, nuk e ka idenë se çfarë po ndodh atje.
“Në fakt, sa sovrane është Kosova në atë pjesë të vendit e dëshmuan edhe pamjet në një prej komunave veriore ku nënkryetarja e komunës merrte narkotikë në zyrat e komunës. Aq ka sovranitet në atë pjesë të vendit”.
“A ka policë, a ka administratë, çfarë shërbime ofrohen?. Mendoj që edhe dështimi i referendumit flet më së shumti se sa sovranë jemi ne atje, se sovraniteti buron nga populli”, deklaroi Çitaku në Klan Kosova.