Çitaku: Kurti po sillet si një opozitar i papërgjegjshëm

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ftuar në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Kurti po sillet si një opozitar i papërgjegjshëm.

“Kurti fatkeqësisht po vazhdon të sillet si një lider i papërgjegjshëm opozitar dhe jo si kryeministër i vendit, edhe një lider opozitar nuk do të duhej të sillej kështu”, tha Çitaku.

Ajo tutje tha që fati i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është tërësisht i vogël me fatin e Kosovës. “Kosova është më e madhe se fati individual i secilit prej nesh”, tha ajo.

Çitaku ka pranuar që kanë pasur mospajtime me ndërkombëtarët por që ajo tha ato i kanë diskutuar në forume të ndryshme, nëpermjet kanaleve të mbyllura.

“Ne kemi një kryeministër të vendit që sekretarit amerikan i thotë naiv”, tha ajo.

Sipas saj koordinimi me aleatët është shenjë fuqie dhe jo siç Kurti e portretizon si nënshtrim.