Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se dëshiron që Kosova të kishte rezultate, e jo masa siç i ka të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se shpreson që Kosova të mos ndëshkohet nga aventurat e kryeministrit Albin Kurti.
“Kosova në vitin 2024 në prag të përvjetorit të pavarësisë është nën sanksione, është në një listë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kosova nuk ka pranuar asnjë njohje, Kosova është e izoluar, këto nuk janë elemente që na bëjnë të ndihemi mirë, për dallim nga kryeministri unë pasaportë të dytë nuk kam. Mirëpo është e rëndësishme që të mos biem pre e populizmave që nuk do t’i sjellin askujt rezultat, e unë do të doja që Kosova të kishte rezultate”.
“E kemi një situatë tërësisht të panevojshme kriza të pafundme, shpresoj që Kosova të mos ndëshkohet për aventurat politike, aventureske, propagandistike të kryeministrit Albin Kurti, Kosova meriton më mirë”, ka thënë Çitaku